Sport Shqiptar

Kosova pëson humbje nga Austria në ragbi

Përfaqësuesja e Kosovës në ragbi e ka zhvilluar ndeshjen kundër Austrisë.

Ndeshja e zhvilluar në Vjenë përfundoi 95:3, në favor të austriakëve.

Por, kjo lojë sipas ekipit ishte e rëndësishme dhe u ndihmon atyre të përmirësohen.

Kjo është ndeshja e dytë e Kosovës në ragbi në arenën ndërkombëtare.

‘Dardanët’ edhe ndeshjen e parë e luajtën kundër kombëtares së Austrisë, të cilën e humbën me rezultat 7 me 51.

/Shqip.com