Sport Shqiptar

Kosova përballet me Ukrainën të premten

Kombëtarja e Kosovës në Futsall do të vazhdojë rrugëtimin drejt Kampionatit Botëror 2024.

Sfidën e radhës “Dardanët” e kanë të premten ku do të përballen me Ukrainën në kuadër të “Main Round” në kualifikimet e Botërorit 2024.

Kombëtarja tashmë ka filluar përgatitjet, me trajnerin Arben Simitçiut që shpreson për fitore.

“Kemi pasur një grumbullim shumë të mirë. Atmosfera është shumë e mirë. Djemtë kanë punuar me zell. Do t’i kemi edhe dy stërvitje në Letoni dhe atje do të punojmë ende në aspektin taktik. Ukraina është një prej ekipeve që i kam përcjellur më së shumti, sepse është një prej 5-top kombëtareve evropiane dhe në çdo kampionat evropian apo botëror arrijnë deri në gjysmëfinale. Por, ne udhëtojmë për t’i befasuar ata. Nëse luftojmë siç kemi luftuar kundër Holandës mund të arrijmë befasojmë“, ka theksuar Simitçiu për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës udhëton të mërkurën drejt Letonisë, derisa ndeshja fillon të premten në ora 18:00.

Kosova në ndeshjen e parë u mposhtë nga Holanda në Roterdam.

Pas asaj fitore, Holanda kryeson grupin 11 me tri pikë kurse Ukraina e Kosova kanë nga zero sosh./Shqip.com

/Shqip.com