Lajme Botë

Kosova pas FSK-së dërgon edhe staf mjekësorë në Turqi

Kosova do të dërgojë katër mjekë dhe katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi. Kështu bëri të ditur ministri i Zhvillimit Rajonal, njëherit përfaqësues politik i komuniteti turk në Kosovë, Fikrim Damka.

Damka theksoi se në këtë moment është më e rëndësishme të dërgohen njerëz të fushës të cilët mund të ndihmojnë, e të hollat janë në fazën e dytë.

Lexo edhe:
Tërmeti në Turqi, FSK e shpëton një fëmijë 2 vjeç

Me ministrin e Shëndetësisë sot e kemi pas një bisedë. Besoj se sot ose nesër mëngjes vullnetarisht do të shkojnë edhe mjekët tanë, edhe infermierët tanë për të qenë para njerëzve të cilët janë plagosur. Shifra e të plagosurve momentalisht në këtë tërmet është afër 52 mijë… sipas informacionit që kam, do të jenë katër mjekë dhe katër infermierë. Kemi kapacitete shumë më shumë, kërkesë vullnetarisht edhe prej infermierëve dhe prej mjekëve, por Turqia e ka vendosur që prej secilit shtet të marrë nga një numër të caktuar”, deklaroi ai në “Ditari” në Tëvë 1.

Lexo edhe:
Kontingjenti i FSK-së po operon në provincën Hatay të Turqisë

Ai bëri të ditur se para dy ditësh është hapur edhe një xhirollogari përmes së cilës do të mbledhen fonde për ta mbështetur Turqinë, jo vetëm nga Qeveria e Kosovës, por në të cilën do të mund të kontribuojnë edhe qytetarët.

Damka bëri të ditur se sonte objekti i Qeverisë do të ndriçohet në shenjë respekti për viktimat nga tërmeti.

Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete të fuqishme para dy ditësh, ku në bazë të përditësimeve të fundit, deri tani numri i viktimave ka shkuar në mbi 11 mijë.

/Shqip.com