Kosova parakalon në ceremonin hapëse të Lojërave Olimpike
Publikuar:
(23.07.2021 14:35:00)
Garuesit kosovar kanë parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Shqip.com.
Ashtu siç ishte paraparë, flamuri i vendit u bartë nga dy xhudistët, Akil Gjakova dhe Majlinda Kelmendi.
Gjatë parakalimit nuk ishin prezent të gjithë sportistët për shkak të rregullave anti-Covid.
Kosova përfaqësohet nga 11 sportist në këto gara, ku gjashtë prej tyre janë me normë olimpike, ndërsa pesë të tjerë me ftesë./Shqip.com