Sport Shqiptar

Kosova nis sot misionin për ndeshjet e nëntorit

Përfaqësuesja e Kosovës do të tubohet sot për herë të parë nga muaji shtator.

Kosova do të përballet në ndeshje miqësore ndaj Armenisë më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe më 19 nëntor, shkruan Shqip.com.

Përzgjedhësi Alain Giresse ka publikuar listën e të ftuarve javën që lamë pas.

Për këto dy ndeshje miqësore, Giresse është përqendruar kryesisht në emra të rinj, ku nuk mungojnë emrat e lojtarëve nga Superliga e Kosovës.

Përpos tyre, nga kampionati vendor janë ftuar edhe Muharrem Jashari i Dritës dhe Lumbard Dellova i Ballkanit.

Emra të rinj janë edhe Jozef Pukaj, Jetmir Haliti, Uran Bislimi, Agon Sadiku dhe Arianit Ferati.

Giresse gjithashtu ka ftuar edhe lojtarë që kanë luajtur më pak, por edhe në ekipet e moshave në të kaluarën si Leard Sadriu, Jetmir Topalli, Valmir Veliu dhe Mirlind Daku.

Stërvitja e parë e “Dardanëve” është paraparë të mbahet sot në orën 18:30, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/Shqip.com