Ekonomi

Kosova nënshkruan marrëveshjen afër 64 milionë euro me BE-në, Bislimi flet për liberalizim

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, së bashku me Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, të martën kanë nënshkruar marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro.

Bislimi para mediave ka thënë se ka qenë i madh numri i projekteve që është bërë në kuadër të marrëveshjes së kaluar të IPA.

“Ajo çka kemi bërë ne për shkak të vonesave si rezultat i pandemisë një pjesë i kemi shtyrë afatin. Por projektet që kanë përfunduar dhe kanë rezultuar me kursime i kemi bartur në IPA III pasi nuk dëshirojmë të humb asnjë grant i BE-së”, ka thënë Bislimi.

Po ashtu, Bislmi foli edhe për liberalizimin e vizave duke thënë se janë duke bashkëpunuar me shtetet anëtare në lidhje me liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Ne kemi bashkëpunim me secilën Qeveri nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jemi duke e adresuar çfarëdo brenge sa i përket procesit të liberalizimit të vizave Ne kemi bashkëpunim me secilën Qeveri nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jemi duke e adresuar çfarëdo brenge sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe jemi shumë konfident që kjo çështje shumë shpejt do të gjejë zgjidhje”, ishte shprehur Bislimi.

Pas këtij nënshkrimi nisin procedurat për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend./Shqip.com