Ekonomi Biznes

Kosova në terr, por eksporti i energjisë kapi shifra rekorde

Ilustrim

Megjithëse ishin temperaturat e larta, Kosova u përballë me reduktime të energjisë.

Mirëpo, vendi ynë në muajin gusht të këtij viti, më shumë eksportoi rrymë sesa importoi.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga prodhimi vendës i energjisë, u eksportuan 367.03 gigavat energji apo mbi 50% më shumë se periudha e njëjTë e një viti më parë.

Nga ana tjetër, importi në këtë muaj shënoi rritje për 17%.

Në muajin gusht, prodhimi bruto nga termocentralet ishte 447.18 GWh, kurse nga hidrocentralet 4.37 GWh. Prodhimi bruto nga Era dhe ajo Solare ishte 20.49 GWh.

Gjatë muajit të nëntë të vitit, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 460.24 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 363.42 GWh apo 9.66 % më i vogël me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

/Shqip.com