Lajme

Kosova në agjendën e së hënës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e së hënës.

Këtë e ka konfirmuar Rejhan Vuniqi, këshilltare e Presidentes Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniqi.

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, do të bazohet në marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës e Serbisë, e që është derivate i planit franko-gjerman.

/Shqip.com