Sport Shqiptar

Kosova mundet nga Suedia në kualifikime për Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kualifikimet për Euro 2023.

Të dielën, Kosova humbi 3:0 nga Suedia. Ndeshja u luajt në Norrkoping të Suedisë, ku po zhvillohet turneu i Grupit 3 të fazës kualifikuese.

Kosova U19 tri ditë më parë pësoi 1:0 nga Ukraina, me gol të pranuar në minutën e 95-të.

Të mërkurën, Kosova U19 luan me Qipron. Ukraina udhëheq në grup me gjashtë pikë. Suedia i ka katër, Qipro një dhe Kosova mbetet pa pikë.

/Shqip.com