Sport Ndërkombëtar

Kosova mundet nga Bjellorusia

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbjen nga Bjellorusia me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Euro 2024.

Kosova tentoi me Bersant Celinën dhe Donat Rushanin, por asnjëri nuk arritën të shënonin.

Në minutën e 23-të, Leart Paqarada lëshoi fushë, ndërsa në vend të tij u fut Ermal Krasniqi.

Kosova dy herë pretendoi penallti me Vedat Muriqin, pasi sulmuesi mbahej nga mbrojtësit bjellorus, por ashtu nuk mendoi gjyqtari.

Në minutën e 40-të Celina lëshon një predhe nga distanca, por topi devijohet dhe përfundon jashtë.

Në fund të ndeshjes provoi edhe Muslija, por pa sukses.

Kosova e nisi shumë mirë pjesën e dytë duke krijuar raste, ku më të mirin e kishte Muslija që rrezikoi nga 20 metra, por portieri vendas bëri pritje të shkëlqyer.

Zhvillohej minuta e 73-të e ndeshjes kur Hekuran Kryeziu ktheu një top prapa që shkoi në këmbët e Vladislav Morozov. Ky i fundit nuk e kishte të vështirë të shënonte pasi i vetëm me Aro Muric shënoi për 1-0.

Kosova arriti të fitojë penallti në minutën e 87-të, ku Vedat Muriqi ishte i saktë nga pika e bardhë për 2-1.

Kosova aktualisht gjendet në vendin e pestë me tri pikë.

/Shqip.com