Sport Shqiptar

Kosova mposhtet nga Polonia

Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga Polonia, me rezultat të ngushtë 1-2.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra mysafire arkëtoi pikët e plota, shkruan Shqip.com.

Takimin e nisën më mirë Kosova dhe arritën që të shënojnë të parat, me anë të Liridona Syles.

Ky gol u realizua pas vetëm pesë minutave lojë,

Por, skuadra polake nuk u dorëzua dhe arriti që të kthehej në lojë, përkundër disavantazhit.

Kur po zhvillohej minuta e 18-të, ishte Karolina Gec e dërgoi topin në rrjetë dhe i barazoi shifrat.

Momente nga takimi

Ndërsa, për epilogun përfundimtar të këtij takimi, u përkujes Martyna Wiankowska, në minutën e 34-të.

Kosova pati edhë një mundësi për ta barazuar rezultatin në fund të takimit, por Erleta Mehmeti u tregua e pasaktë, para portieres kundërshtare.

Ndeshjen e fundit në kuadër të kualfikimeve për Kupën e Botës, Kosova do e zhvillojë kundër Shqipërisë, të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Momentalisht, gjenden në vendin e pestë, me gjithsej katër pikë të grumbulluara. /Shqip.com