Sport Shqiptar

Kosova mposhtet nga Danimarka

Pamje nga ndeshja e kaluar

Danezët shuajnë ëndrrën e Dardanëve për “FIBA Eurobasket 2025”.

Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Grupit C të rrethit të parë parakualifikues, në Naestved të Danimarkës, Kosova ka përsuar humbje me rezultat 105:71.

Pjesa e parë u mbyll po ashtu në favor të vendasve, ku me 10 pikë diferencë (46:36), të dyja skuadrat shkuan në pushim për t’u rikrhyer e për të marrë fitore.

(Foto: FBK) Rezultati i ndeshjes

Me të zbritur në parket, lojtarët danezë filluan gradualisht të rrisin distancën, kjo pasi që edhe përgatitja fizike e tyre u duk më e mirë dhe skuadra jonë nuk ishte e plotë.

Dominimi ishte tërësisht në anën e kundërshtarit, të cilët qëndruan në epërsi përgjatë gjithë duelit.

Më të mirët për ekipin tonë ishin Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi me nga 17 pikë, teksa 10 sosh i realizoi anëtari tjetër i Trepçës, Amine Hot.

(Foto: FIBA) Larsen i Danimarkës me 20 pikë, teksa Drilon Hajrizi me 17 sosh

Kjo është humbja e tretë për Kosovën, të cilat erdhën nga Norvegjia, kurse fitorja e vetme u shënua ndaj rivalit të sotëm, në Prishtinë.

Përndryshe, ndeshja e sontme ishte tejet e vlefshme për skuadrën që do rrëmbente fitore, pasi do kalonte në rundin tjetëer kualifikues. /Shqip.com