Sport Shqiptar

Kosova mëson kundërshtarët për Euro 2024

Përfaqësuesja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mësuar kundërshtaret për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka bashkë me Zvicrën do të jenë kundershtarët kryesor të “Dardanëve”.

E përveç Zvicrës e Kosovës, Grupin I e përbejnë edhe Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra.

Skuadra e Alain Giresse vetëm një herë është përballur me Zvicrën. Bëhet fjalë për barazimin 1:1 këtë vit në një ndeshje miqësore.

Derisa, Shorti i mbajtur ne Frankfurt të Gjermanisë e vendosi Shqipërinë në Grupin E.

Polonia, Çekia, Ishujt Faroe dhe Moldavia do të jenë kundërshtarët e Kombëtarës shqiptare.

Kualifikimet fillojnë nga 23 deri më 25 mars të vitit 2023, ndërsa do të përfundojnë nga 19 deri 21 nëntor.

Në Euro 2024 kualifikohen dy vendët e para nga çdo grup.

/Shqip.com