Sport Shqiptar

Kosova mëson kundërshtarët e parakualifikimeve për Eurobasket

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka mësuar kundërshtarët për parakualifikimet për Eurobasketin që do të mbahet në vitin 2025.

Kosova është në grupin H, teksa do të nis përballjet nga raundi i tretë i parakualifikimeve.

Dardanët janë në grupin H me Zvicrën dhe Danimarkën.

Raundi i tretë i parakualifikimeve do të zhvillohet për gjashtë ditë, nga 19 korrik deri më 5 gusht.

Si shkon kualifikimi?

Katër skuadrat – fituesi i secilit grup – do t’i bashkohen katër skuadrave nga raundi i dytë për të kompletuar  32 ekipet për kualifikimet së bashku me 24 skuadrat që luajtën në raundin e dytë kualifikues të Kupës së Botës FIBA 2023.

/Shqip.com