Kosova merr pjesë në turneun ndërkombëtar të Bullgarisë
Publikuar:
(18.02.2022 19:17:24)

Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Strandja” që zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Ky turne do të mbahet nga 20 deri më 27 shkurt 2022.
Kosova përfaqësohet me 3 boksier Bashkim Bajoku, Patriot Behrami dhe Remzo Mustafiç.
Derias, Donjeta Sadiku do të jetë boksieria e vetme.

Ne këtë turne do të marrin pjesë 36 shtete nga 4 kontinente, me gjithsejtë 450 boksier.
Turneu” Strandja” do të mbahet nga 20 shkurti deri më 27 shkurt në Sofje të Bullgarisë, ku për herë të parë do të ketë një fond çmimesh.
Fituesit në kategoritë individuale do të ndajnë mbi 200 mijë euro të siguruara nga Federata Ndërkombëtare IBA./Shqip.com