Kulturë Kino

Kosova merr çmimin kryesor në Egjipt me shfaqjen “Ëndrrat e Hamletit”

Shfaqja teatrale “Ëndrrat e Hamletit”, ka përfaqësuar Kosovën në festivalin e njohur në Cairo në Egjipt.

Shfaqja me regji të Mentor Zymberaj dhe skenar të Nina Mazur, ka marrë edhe çmimin kryesor të Festivalit.

“Ëndrrat e Hamletit”, mori çmimin për regjinë më të mirë në edicionin e pestë të këtij festivali.

Regjisori Zymberaj, këtë çmim e ka vlerësuar si sukses të madh për shfaqjen.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që “Enddrat e Hamletit”’, përfaqëson Kosovën në teatrot e vendeve të botës.

Shfaqja po ashtu u zgjodh edhe në Edicionin Jubilar – XX të Festivalit “Armmono” në mesin e shumë monodramave nga e mbarë bota.

“Ëndrrat e Hamletit” u vlerësua nga artdashësit nga Armenia si dhe pati kritika nga artistët ndërkombëtarë duke e cilësuar shfaqjen si ndër më të mirat në Festival.