Sport Shqiptar

Kosova me mungesa për ndeshjet e marsit, Giresse konfirmon një zëvendësim

Pamje nga konferenca
Pamje nga konferenca

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse i ka konfirmuar dy mungesat e “Dardanëve” për dy ndeshjet e marsit, ndaj Izraelit në udhëtim dhe kundër Andorrës në Prishtinë.

Trajneri francez e konfirmoi mungesën e Elbasan Rashanit, ndërsa në konferencë për shtyp u mësua se në vend të sulmuesit të krahut nuk do të zëvendësohet, duke e pasur parasysh se i ka në dispozicion 25 lojtarë.

Ndërkohë, e konfirmoi edhe mungesën e Uran Bislimit, i cili është zëvendësuar me Blendi Idrizin, zbuloi Giresse në konferencën për media.

Giresse theksoi se nuk e di saktë gjendjen e lojtarëve pas ndeshjeve të tyre në fundjavë, ndërsa zbuloi se Arbnor Muja nuk po ndihet shumë mirë dhe duhet vlerësuar gjendja e tij.

Nfryshe, për Ermal Krasniqin theksoi se është në paralistë.

/Shqip.com