Sport Shqiptar

Kosova me gjashtë garues në Grand Prix të Austrisë

Për xhudistët tanë nuk ka pushime. Sfida e tyre e radhës do të jetën turneu Grand Prix Upper Austria, i cili fillon sot e zgjatë deri më 27 maj. Në këtë garë, Kosova do të marrë pjesë me gjashtë garues.

Konkurrenca do të jetë e fortë dhe me pjesëmarrje masive të xhudistëve nga pesë kontinente, 72 shtete, 455 garues, 272 meshkuj e 183 femra.

Trajneri Driton Kuka dhe ndihmësja e tij, Majlinda Kelmendi, për këtë garë kanë vendosur të paraqiten me Erza Muminoviq (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg),  Akil Gjakova (-73 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Loriana Kuka (-70kg) dhe Shpat Zekaj (-100 kg).

Sigurisht që trajnerët dhe xhudistët tanë janë optimistë për rezultate të mira.

/Shqip.com