Sport Shqiptar

“Kosova mbi të gjitha”

Dita e pavarsisë

“Kosova mbi të gjitha” është shkrimi që Driton Kuka ka bërë në rrjetin social Facebook.

Me rastin e 14-të vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kuka ka bërë një postim në Facebook, ku ka uruar të gjithë për këtë ditë historike.

“Kosova mbi të gjitha …
Sakrificë me shekuj për lirinë e fituar me gjak!
Urime dita e Pavarësisë.
Nder e krenari të rrisim emrin tand gjithandej në Botë”, ka shkruar ai.

Kuka është ndër historitë më të suksesshme të Kosovës – që nga shpallja e Pavarsisë.

Fillimisht – ai e nisi rrugëtimin si trajner me Majlinda Kelmendin – duke i sjellur shumë medalje dhe lavdi Kosovës.

Teksa, së fundmi sukset i vazhduan edhe në Tokio – nga ku u kthyen me dy medalje të arta.

Kuka – është selektor i Përfaqësues së Kosovës – ndërsa tashmë si ndihmëse do e ketë edhe Majlinda Kelmendin. /Shqip.com