Sport Shqiptar

Kosova konkurron që të marr në pronësi njërin nga stadiumet e Katarit 2022

Federata e Futbollit të Kosovës ka konkurruar që të marr në pronësi njërin nga stadiumet e Kampionatit Botëror Katar 2022.

Sipas burimeve të Shqip.com tashmë është paraqitur kërkesa, por ende nuk dihet se për cilin stadium bëhet fjalë.

Kjo do të varet nga qeveria e Katarit që do të vendos se cilët stadiume demolohen, pas përfundimit të Kupës së Botës.

Po ashtu kjo kërkesë duhet të aprovohet dhe bisedimet tashmë kanë filluar.

Katari ka ndërtuar shtatë stadiume për Kupën e Botës.

Gjithsej tetë stadiume të shpërndara në pesë qytete të ndryshme të Katarit do të presin 32 ekipe në 64 ndeshje.

Vendet e përcaktuara për Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar janë stadiumi Lusail Iconic në Lusail, stadiumi Al Bayt në Al Khor, stadiumi Al Janoub në Al Wakrah, stadiumi Ahmad Bin Ali, stadiumi Khalifa International dhe stadiumi i qytetit Education në Al Rayyan dhe Stadiumi 974 dhe Stadiumi Al Thumama në Doha./Shqip.com

/Shqip.com