Lajme

Kosova kalon etapën e parë të anëtarësimit në KiE, Gashi: Bashkë festojmë

Arben Gashi i LDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Ariana Musliu – Shoshi nga PDK dhe deputeti turk Enis Kervan
Arben Gashi i LDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Ariana Musliu – Shoshi nga PDK dhe deputeti turk Enis Kervan

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Nga Strasburgu kanë ngre dolli deputetët e opozitës.

Arben Gashi i LDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Ariana Musliu – Shoshi nga PDK dhe deputeti turk Enis Kervan, janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit pas përparimit që bëri Kosova drejt arritjes së anëtarësimit në KiE.

“Urime… Bashkë festojmë!”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook.

/Shqip.com