Sport Shqiptar

Kosova i zhvillon dy miqësore kundër Kuvajtit

Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Kuvajtit.

Këto takime do të zhvillohen në Podgoricë, me 17 dhe 19 dhjetor.

Duke marrë parasysh që nuk janë të velfshme për pikë, atëherë do shërbejnë për hendbollistët që nuk kanë pasur minutazh në takime zyrtare.

Skuadra do të grumbullohet me 15-të dhjetor në Prishtinë, ndërsa udhëtimi do bëhet një ditë më vonë.

Ndërkohë, sipas njoftimit të dhënë nga Federata e Hendbollit të Kosovës, është duke u punuar që të organizohet dhe dy ndeshje tjera miqësore – kundër Arabisë Saudite.

Sa i përket ndeshjeve zyrtare, Dardanët do të grumbullohen me datë 25 dhjetor – në kuadër të ndeshjeve kualfikuese të muajit janar.

Përveç, lojtarëve të skuadrave vendore, në ndeshjet e dhjetorit do të testohen edhe dy lojtarë që luajnë jashtë shtetit.

Matej Thaçi dhe Elvir Muqa Kuliq

Matej Taçi (Thaçi) që luan për Varazhdinin në Kroaci si dhe portierin Elvir Muqa Kuliq. Muqa ka qenë pjesë e skuadrës së njohur në Suedi, Alingsas, kurse tani po luan në HK Torslanda Elite në Allsvenskan. /Shqip.com