Lajme

Kosova – i vetmi shtet në rajon me Ambasadë të Tajlandës

Presidentja Osmani pret në takim ambasadorin Tanskul

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të premten në takim ambasadorin e ri, jorezident të Mbretërisë së Tajlandës në Kosovë, Bhakavat Tanskul, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Siç njofton Presidenca, Osmani e uroi ambasadorin për detyrën dhe potencoi faktin se Kosova është i vetmi vend nga rajoni që ka ambasadë në Mbretërinë e Tajlandës, ndërkaq ambasadori Bhakavat, i emëruari i parë i këtij shteti në vendin tonë.

Foto nga takimi

“Në këtë takim, të dy palët ranë dakord ta rrisin nivelin e angazhimit, me fokus të veçantë në afrimin e dy popujve dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave”, thuhet në komunikatën për media.

Presidentja Osmani theksoi mundësinë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Tajlandës në fushën e turizmit, teksa ambasadori Tanskul “veçoi progresin e Kosovës në fushën e digjitalizimit, duke e parë këtë sferë potenciale për bashkëpunim”./SHQIP.com