Sport Shqiptar

Kosova i fillon me humbje kualifikimet për Euro 2024

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian Euro 2024.

Pas një fillimi të mirë Kosova u mposht nga Mali i Zi me rezultat 29:20.

Pas një fillimi të barabartë 3:3, filloi shkëputja e vendasve, ku në pjesën e parë rezultati më i thellë ishte 12:4.

Por pas kësaj Kosova filloi të rikthehet dje pjesa e parë u mbyll 15:9.

Por, me fillimin e pjesës së dytë filloi përsëri shkëputja e Malit të Zi.

Milos Vujovic ishte më efikasi me tetë gola në 10 tentime, kurse për Kosovën më i miri ishte Drilon Tahirukaj me pesë gola në gjashtë tentime.

/Shqip.com