Kosova hoqi dinarin serb, Rama: E drejtë e pamohueshme e Prishtinës për të zbatuar Kushtetutën e saj
Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr dinarin nga qarkullimi dhe për të lejuar shkëmbimet tregtare dhe shërbimet vetëm në euro.
Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se Kosova duhet që veprimet e saj t’i koordinojë me aleatët e saj strategjikë, duke shtuar se është e drejtë e Prishtinës të zbatojë Kushtetutën e saj.
“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shkruan Rama në një postim në X.
While we all agree that Kosova’s government should engage, coordinate, and work more closely with its key allies, let’s also not lose sight of Kosova’s undeniable right to enforce its constitution. After Banjska, it’s crucial to maintain focus and a sense of balance.
— Edi Rama (@ediramaal) February 5, 2024
/Shqip.com