Kulturë Kino

Kosova garon me filmin “Bota Jonë” në Festivalin e Filmit të Venedikut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se aktorja franceze me origjinë nga Kosova, Luana Bajrami do të garojë me filmin “Bota Jonë” në Festivalin e Filmit të Venedikut i cili shënon edicionin jubilar numër 80.

Ndër të tjera Kurti ka thënë se Filmi “Bota Jonë” është financim i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Aide au Cinéma du Monde, pra bashkëprodhim i Kosovës me Francën si filmi i parë i prodhuar pas nënshkrimit bilateral të marrëveshjes për bashkëprodhim filmik me shtetin e Francës, nënshkruar vitin e kaluar.

“Me vetëm 22 vjet, regjisorja dhe aktorja Luana Bajrami, e shënon suksesin e radhës. Filmi i saj “Bota Jonë” është përzgjedhur për të garuar në Festivalin e Filmit të Venedikut, i cili gjithashtu shënon edicionin jubilar numër 80. Filmi do të garojë në kategorinë “Orizzonti”, bashkë me filma të tjerë ndërkombëtarë të nivelit më të lartë kinematografik. Filmi “Bota Jonë” është financim i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Aide au Cinéma du Monde, pra bashkëprodhim i Kosovës me Francën si filmi i parë i prodhuar pas nënshkrimit bilateral të marrëveshjes për bashkëprodhim filmik me shtetin e Francës, nënshkruar vitin e kaluar”, ka shkruar Kurti.

Ai ndër të tjera ka thënë se Bajrami me filmin e saj debutues si regjisore ”Luaneshat e Kodrës”, Luana kishte garuar në Festivalin e Kanës në vitin 2021.

Me përzgjedhjen e filmit të saj të dytë në Festivalin e Venedikut këtë vit, Kurti ka thënë se po dëshmohet se me potencialin si kineaste, emri i saj do të përmendet për shumë kohë në industrinë kinematografike botërore.

“Edhe roli i saj i Sophie në ”Portrait of a Lady on Fire” të Celine Sciamma, është i pashlyeshëm”.

Kreu i Qeverisë së Kosovës i ka uruar suksese Luanës, Valbonës, Uratës, Elsës, Albinës, Donit, Aurorës, Ganisë dhe Armendit.

/Shqip.com