Lajme

Kosova foromon grupin punes për pranimin në NATO

Flamuri i NATO-s

Qeveria e Kosovës ka marrë hapin e parë për integrimin e Kosovës në NATO.

Qeveria e Kosovës ka miratuar grupi punues, me qëllim që të përshpejtohet procedurat për pranimin në NATO.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se pranimi i Kosovës në NATO është urgjent.

“Kosova dhe shtetet tjera demokratike properëndimore në rajon po ballafaqohen çdo ditë e më shumë me veprime destabilizuese të provokuara nga Rusia, përmes vartësve të saj. Duke marrë parasysh kontekstin aktual të agresionit të paprecedentë rus ndaj Ukrainës, dhe synimeve për destabilizim dhe minim të progreseve euroatlantike e kërcënim për paqen globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është urgjent si rrallëherë më parë për solidifikimin e arkitekturës së sigurisë në rajon dhe Evropë”, ka thënë ajo në mbledhjen e Qeverisë.

Kryesuese e këtij grupi do të jetë Ministrja e Jashtme, derisa anëtarë do të jenë edhe ministri i Mbrojtjes, i Brendshëm, i Drejtësisë, ndërsa përfaqësues do të ketë nga Presidenca, Kryeministria, Ambasada e Kosovës në Bruksel dhe ajo në SHBA./Shqip.com