Sport Shqiptar

Kosova fiton shtatë medalje në “Koroshka Open” në Slloveni

Garuesit kosovar

Kosova ka arritur të fitoi shtatë medalje në turneun e xhudos “Koroshka Open” që u zhvillua gjatë fundjavës në Dravogard të Sllovenisë, ku garuan në dy kategori, senior dhe junior, shkruan Shqip.com.

Shpati Zekaj per senior dhe Anes Veseli për junior ishin dy medalistët e artë në këtë garë.

Ky i fundit arriti të fitoi medalje edhe për senior, pasi doli i treti dhe njëkohësisht i vetmi garues që arriti të fitoi dy medalje.

Ndërsa garuesit tjerë kosovar arritën këto rezultate:

JUNIOR: Rionis Kuka (-90kg) u bronztë, Dardan Cena (-66kg) vendi i pestë, Loris Sharapolli (-66kg) vendi i shtatë, Ermal Salihaj (-81kg) pa plasman.

SENIOR: Rios Kuka (-90kg) i argjentë, Dardan Cena(-66kg) i bronztë, Arbër Kullashi (-81kg) i bronztë, Anes Veseli (-90kg) i bronztë, Loris Sharapolli (-66kg) vendi i pestë, Ermal Salihaj (-81kg) vendi i pestë.

Kosova në këtë turne zuri vendin e tretë në renditjen e përgjithshme./Shqip.com