Sport Shqiptar

Kosova e zhvillon sot ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Euro 2024

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll sot do ta luajë ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët do të përballen me Slloveninë në Velenje, me fillim nga ora 18:00.

Selektori Bujar Qerimi llogarit në të gjithë lojtarët që i kishte në dispozicion në ndeshjen e së enjtes ndaj Malit të Zi.

Në Prishtinë, Kosova kishte shfaqur ndeshje të mirë ndaj Sllovenisë, që fitoren e kishte siguruar vetëm në minutat e fundit.

Dardanët synojnë që ta mbyllin këtë kampanjë të kualifikimeve me një paraqitje pozitive.

/Shqip.com