Sport Shqiptar

Kosova e nis ndeshjen ndaj Qipros me shumë ndryshime në formacion

Alain Giresse në konferencë për media

Është publikuar formacioni zyrtar i Përfaqësueses së Kosovës – për ndeshjen ndaj Qipros – që fillon në ora 20:45 – në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nga minuta e parë në këtë takim ka startuar – Samir Ujkani, sepse Aro Muric nuk ishte i gatshëm për shkak të një lëndimi.

Në 11-shen e parë janë rikthyer edhe Amir Rrahmani së bashku me Arbër Zenelin.

Formacioni zyrtar

Teksa – nga stoli këtë takim do e nis Milot Rashica.

Dardanët janë favoritë në letër për këtë ndeshje – për shkak se luajnë si vendas.

Skuadra e udhëhequr nga Alan Giresse gjendet në pozitën e dytë të Grupit 2 – Liga C – me gjashtë pikë të grumbulluara.

Teksa – Qipro është një vend më poshtë me një pikë më pak./Shqip.com