Sport Ndërkombëtar

Kosova e nis me fitore bindëse ndaj Zvicrës

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mire kampanjën parakualifikuese për Eurobasket 2025.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Kosova ka shënuar fitore bindëse ndaj Zvicrës me rezultat 76:49.  

“Dardanët” ishin bindshëm më të mire dhe dominuan pothuaj gjatë gjithë kohës, me përjashtim të çerekut të pare, kur “helvetikët” ishin rivalë më të barabartë.

Drilon Hajrizi udhëhoqi Kosovën me 14 pikë, 12 kërcime e dy asistime. Amerikani i natyralizuar, Dominic Artis, ndeshjen e mbylli me 19 pikë e gjashtë asistime. Kapiteni Dardan Berisha i shënoi 20 pikë. Lojë të mirë shfaqi edhe Dardan Kapiti, që kontribuoi me 11 pikë e gjashtë kërcime.

Toni Rocak u dallua te Zvicra me 12 pikë e gjashtë kërcime.

Zvicra ndeshjen e ardhshme e luan pas tri ditësh, ku e pret  Danimarkën. Ndërkohë Kosova luan në udhëtim ndaj Danimarkës më 26 korrik. Vetëm fituesi i grupit avancon në kualifikimet e rregullta.

/Shqip.com