Lajme

Kosova e gatshme t’i sanojë dëmet në Manastirin e Banjskës

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, i është drejtuar me shkresë zyrtare Dioqezës në Rashkë të Prizrenit për sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës në Zveçan, të shkaktuara nga sulmi terrorist i datës 24 shtator.

“Konform detyrimeve, autorizimeve kushtetuese dhe ligjore ftojmë autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë për bashkërendim të veprimeve deri në ndërhyrjet e nevojshme restauruese për sanimin e dëmeve në këtë aset të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Çeku në FCB.

Ai ka deklaruar se ky hap vjen pas zotimit të dhënë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të datës 27 shtator 2023 për sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës në Zveçan, të shkaktuara nga sulmi terrorist i datës 24 shtator.

/Shqip.com