Sport Shqiptar

Kosova do të përballet me Irlandën e Veriut pa Rrahmanin

Amir Rrahmani

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit para ndeshjes me Irlandën e Veriut.

Në këtë seancë i veçantë është stërvitur kapiteni Amir Rrahmani, i cili do të mungojë edhe në ndeshjen e nesërme.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se qendërmbrojtësi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë.

Para ndeshjes së parë konferencë për media ka mbajtur Alain Giresse dhe Bersant Celina.

Giresse ka kërkuar fitore në ndeshjen me Irlandën e Veriut.

“Nëse flasim për ndeshjen nesër patjetër që është shumë e rëndësishme, për vetë faktin që është ndeshje zyrtare. Ne si Kosovë jemi ardhur për të marrë rezultat. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për të konfirmuar vendin e dytë në grup”, tha ai.

Optimist për ndeshjen është shprehur edhe Celina

“Jemi përgatitur gjithë javën. E di që do të jetë ndeshje e vështirë, por ne jemi të gatshëm. Ata do të na vënë në presion dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Do jetë një ndeshje me intensitet të lart1%. Ne vijmë këtu dhe do të mundohemi të luajmë ndeshjen tonë”, tha ai.

Kosova do të përballet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.

Me këto dy ndeshje merr fund edhe ky cikël kualifikues i Ligës së Kombeve.

“Dardanët” fillojnë stërvitjen të hënën, më 19 shtator, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”./Shqip.com