Lajme

Kosova do të marrë kredi 40 milionë euro nga Banka Evropiane

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Kosova do ta marrë një kredi prej 40 milionë euro nga Banka Evropiane.

Kjo kredi tashmë e ka marrë dritën jeshile edhe nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Qëllimi i kësaj kredie është “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

Objekti i Kuvendit të Kosovës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kapitali prej 40 milionë euro do t’i transferohet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Komisioni po vazhdon mbledhjen me pikat e tjera në rend të ditës, ku mes tjerash po paraqitet raporti i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020. /Shqip.com