Lajme

Kosova do të dorëzojë ofertën për BE në ditët në vijim

Flamuri i Bashkimit Evropian dhe ai i Kosovës

Kosova planifikon të paraqesë zyrtarisht një aplikim për t’u bashkuar me BE gjatë ditëve në vijim – një përpjekje për t’u treguar kryeqyteteve evropiane se është serioze për reformat dhe për t’iu afruar bllokut.

“Ne jemi të gatshëm ta vendosim Kosovën në trajektoren e re”, tha në një intervistë për POLITICO-n, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës i ngarkuar për integrimet evropiane.

Megjithatë, procesi i pranimit në BE është jashtëzakonisht i gjerë, duke kërkuar vite ndryshimesh rregullatore, si dhe reforma ekonomike dhe gjyqësore.

Dhe rasti i Kosovës është veçanërisht i ngarkuar për BE-në. Pesë anëtarë të BE-së – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Bislimi tha se e dinte se do të duhej një kohë derisa Kosova të ishte gati për anëtarësim, por ai përmendi vitin 2030 si objektiv fillestar.

Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, por të dy vendet mbeten në një bllokim të tensionuar që herë pas here ndizet . BE-ja ka udhëhequr një dialog midis dy vendeve që ka prodhuar pak progres gjatë viteve të fundit, raporton Politico.

Por zëvendëskryeministri tha se ka një rrugë përpara pasi Brukseli së fundmi paraqiti një propozim të përditësuar.

/Shqip.com