Lajme

Kosova dhe Sllovenia nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë reciproke në fatkeqësi natyrore

Ministri i brendshëm kosovar dhe ai i Mbrojtjes në Slloveni duke nënshkruar marrëveshjen

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, Matej Toni, kanë nënshkruar marrëveshje mes dy vendeve për bashkëpunim në mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera, përcjell Shqip.com.

Përmes një njoftimi, MPB ka bërë të ditur se kjo marrëveshje nënkupton bashkëpunimin në parandalimin e fatkeqësive dhe gatishmërinë për ofrim vullnetar të ndihmës reciproke në rast të fatkeqësisë në territorin e palës tjetër.

Ministri i brendshëm kosovar dhe ai i mbrojtjes në Slloveni pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Tutje, sipas marrëveshjes, përveç mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe ndihmës për shpëtim nga ato, ajo parashikon bashkëpunim në shkëmbim të njohurive shkencore dhe teknike.

Lexo edhe:
Ministria e Financave hap konkurs për drejtor të NjIF-it, pas shkarkimit të Dardan Nuhiut, personazhit të publikimeve nga Shqip.com

“Marrëveshja gjithashtu parashikon bashkëpunim në shkëmbimin e njohurive shkencore dhe teknike dhe transferimin e ekspertizës për mbrojtjen nga katastrofat, edukimin dhe trajnimin e personelit të përfshirë në aktivitetet e mbrojtjes dhe shpëtimit, zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve mbrojtëse dhe të shpëtimit”, thuhet në njoftim.