Lajme

Kosova dhe Shqipëria zhvillojnë stërvitje ushtarake të përbashkët

Forcat e Armatosura të Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë zhvilluar stërvitje ushtarake të përbashkët.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”, ka shkruar Mehaj.

Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm, ka shtuar më tutje Mehaj./Shqip.com