Lajme

Kosova dhe Shqipëria nënshkruan dy marrëveshje të reja në fushën e drejtësisë

Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë gjatë ditës së sotme kanë arritur të nënshkruajnë dy marrëveshje të reja në fushën e drejtësisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Sot, në prag të shënimit të 28 Nëntorit dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit, me homologun tim, Ulsi Manja, nënshkruam dy marrëveshje të reja nga fusha e Drejtësisë” thuhet në njoftim.

Po ashtu janë bërë të ditura edhe marrëveshjet e arritura.

Marrëveshja për vendosjen e një bashkëpunimi të ndërsjellët ndërmjet palëve në fushën e sistemit penitenciar dhe Marrëveshja për lehtësimin e bashkëpunimit të institucioneve në fushën e mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimeve alternative dhe lirimit me kusht janë dy marrëveshjet që u nënshkruan nga Kosova dhe Shqipëria.

/Shqip.com