Lajme

Kosova dhe Mali i Zi pritet të formojnë komision për rishikim të vijës kufitare

Demarkacioni

Kosova dhe Mali i Zi pritet që të formojnë një komision të përbashkët për rishikim të vijës kufitare.

Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit, pasi deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, pyeti Qeverinë nëse e ka në plan të formojë komisionin e ekspertëve për rishikim të vijës kufitare me Malin e Zi.

Kurti tha se është e rëndësishme që presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, ka gatishmëri për këtë çështje.

“Normal për palën e Kosovës dokumentet janë të qarta. Sa kam njohuri edhe ekspertët vendorë kanë punuar në këtë drejtim. Me rëndësi për ne është që presidenti Gjukanoviq ka shprehur gatishmëri për këtë çështje”.

“Besoj që edhe Qeveria e Malit të Zi do të reflektojë. Atje kemi një qeveri të re, pala e Kosovës e di se ka pasur shumë hezitime që të hyhet në rishikim në periudhën 2015-2016, atëherë kur pala malazeze ishte e gatshme. Ndërkaq, subjekti që unë e udhëheq gjithmonë e ka kundërshtuar versionin e nënshkruara”, pohoi Kurti.

Theksojmë se presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka lënë të hapur mundësinë e korrigjimit të kufirit Kosovë – Mali i Zi.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Në një intervistë për televizionin publik, Gjykanoviq ka thënë se marrëveshja për demarkacionin është arritur, por sipas tij ekziston mundësia që gjatë punës së Komisionit të Përbashkët në terren të korrigjohen disa gjëra.

Në anën tjetër, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq kishte thënë se çështja e demarkacionit me Kosovën është “temë e mbyllur”.

Lexo edhe:
Abazoviq: Demarkacioni ka marrë fund

“Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi, as dikush në Mal të Zi atë nuk e trajton si problem. Për Mal të Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, ka thënë Abazoviq.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Deklara e Abazoviqit ka qenë e pritshme për Shprejtim Bulliqin, që në kohën e demarkacionit me Malin e Zi ishte kryetar i Komisionit për Demarkacion,

Sipas tij, Abazoviq është kryeministër i përkohshme dhe si i emëruar nga një kompromis i disa partive politike, nuk mund të jap qëndrim tjetër.

Shpejtim Bulliqi, ish-kryetar i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi

“Mendoj që nuk ka qenë diçka e papritur sepse një kryeministër në një pozicion çfarë është Abazoviq në këtë periudhë kohore nuk është se mund të kish dhënë deklaratë tjetër ose të kishim prit deklaratë tjetër.
Ajo është Qeveri e përkohshme dhe qeverisjen është duke e bërë një shqiptar të cilët janë në numër të vogël të popullsisë. Është një kompromis i shumë subjekteve politike dhe sigurisht që nuk mund të del jashtë qëndrimit të atyre grupimeve politike të cilët përfaqësojnë qeverisjen e Malit të Zi”, tha Bulliqi në një intervistë për SHQIP.com.

Lexo edhe:
Sulmi ndaj qytetarit, Bulliqi thotë se takohen në nivel zyrtar

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi

Më 21 mars 2018, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi me 80 vota për dhe 11 kundër.

Seanca është ndërprerë katër herë pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje disa herë kanë aktivizuar gaz lotsjellës.

Marrëveshja për demarkacionin ndërmjet Podgoricës dhe Prishtinës, u nënshkrua në Vjenë më 26 gusht 2015 dhe ka hyrë në fuqi më 4 qershor 2019.

Që në fillim të rrëfimit të demarkacionit, kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj pohoi se Kosova ka humbur disa mijëra hektarë tokë me nënshkrimet e Hashim Thaçit dhe Filip Vujanoviçit. 

Marrëveshja ishte një nga kushtet e fundit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave në Kosovë./Shqip.com