Sport Shqiptar

Kosova dhe Armenia stërviten sot në stadiumin “Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Armenisë do të stërviten sot para përballjes së nesërme mes tyre, njofton Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan Shqip.com.

Kosova dhe Armenia do të ballafaqohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në miqësoren e parë të “Dardanëve” në muajin nëntor.

Ndërkohë, Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar agjendën e sotme të të dyja kombëtareve.

Selektori Alain Giresse do ta mbajë një konferencë për shtyp prej orës 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa prej orës 16:30 “Dardanët” do të stërvitin në stadiumin e kryeqytetit.

Më pas, Kombëtarja e Armenisë do të mbajë konferencë prej orës 17:30, ndërsa stërvitjen do ta mbajë nga ora 18:00, po ashtu në “Fadil Vokrri”.

E gjatë ditës, Kombëtarja e Kosovës do të bëjë vetëm rigjenerim në hotel.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Armenisë do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 18:00.

Më pas, “Dardanët” do ta zhvillojnë edhe një miqësore, të shtunën me Ishujt Faroe, po ashtu në Prishtinë.

Këto dy ndeshje do të jenë mundësi e mirë për selektorin Alain Giresse që t’i provojë disa lojtarë pasi ka ftuar kryesisht lojtarë të rinj.

/Shqip.com