Sport Shqiptar

Kosova deklason Azerbajxhanin në turneun e ‘RB Neymar Jr’s Five’

Kosova e nis me sukses turneun Red Bull Neymar Jr’s Five në Doha të Katarit.

Dardanët mposhtën Azerbajxhanin 5:0 në turneun me nga pesë lojtarë për ekip.

Pamje nga takimi

Kjo ishte ndeshja e parë për ta në një event kësi soji.

Golat i shënuan nga Behar Topalli që pati dy, si dhe Lavdim Gashi, Blend Gashi dhe Arif Limani.

Pamje nga takimi

Përveç golave, ata dhuruan spaktakël duke argëtuar shikuesit.

Ndeshja e radhës do të luhet kundër Kenias, me fillim nga ora 17:40 me kohën tonë lokale. /Shqip.com