Sport Shqiptar

Kosova deklasohet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës

Edhe një humbje.

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur me rezultat të thellë 1-6 nga Belgjika, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Vashat dardane ishin vendase, por kjo nuk i ndihmoi që të regjistronin ndonjë rezultat pozitiv.

Katër gola për skuadrën mysafire i realizoi Tessa Wullaert, teksa nga një herë shënuan Marie Minnaert dhe Tine De Caigny.

May be an image of 3 people, people playing sport, people standing, grass and text
Momente nga takimi

Në anën tjetër, për Kosovën – golin e nderit e realizoi Erëleta Memeti.

Pas kësaj humbje, Kosova mbetet në vendin e pestë të Grupit B, me vetëm katër pikë të grumbulluara.

Deri më tani – dardanet kanë arkëtuar vetëm një fitore, kurse janë mposhtur gjashtë herë dhe kanë një barazim.

May be an image of 3 people, people playing American football, people standing and outdoors
Momente nga takimi

Teksa, Belgjika është në vendin e dytë – me 19-të pikë.

Lider i këtij grupi mbetet Norvegjia, e cila nuk është njoftuar ende me humbje./Shqip.com