Lajme

Kosova blen autoblinda “Vuran” nga Turqia

Kosova - përdoruesi i parë jashtë Turqisë, i këtij mjeti të blinduar

Kosova ka porositur nga Turqia autoblinda të tipit “Vuran 4×4”, të prodhuara në bashkëpunim me kompanitë e industrisë turke të mbrojtjes, transmeton Shqip.com.

Kosova do të jetë përdoruesi i parë jashtë Turqisë i këtij automjeti të blinduar që mund të përdoret me shumë qëllime.

Siç raporton ‘Anadolu Agency’, në fazën e parë, dy njësi të automjetit do të prodhohen dhe dorëzohen në Kosovë.

‘Vuran’ është prodhuar nga prodhuesi turk i automjeteve tregtare dhe ushtarake BMC Otomotiv në bashkëpunim me firmën më të madhe elektronike të mbrojtjes të Turqisë ‘Aselsan’.

Automjeti i blinduar me shumë qëllime ka qenë në inventarin e forcave turke të sigurisë për disa kohë.

Me lëvizshmërinë dhe mbijetesën e tij të lartë, automjeti mund të veprojë në kushte të vështira klimatike dhe gjeografike. /Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022