Lajme

Kosova bëhet me oficer ndërlidhës në Mbretërinë e Bashkuar

Që nga dita e sotme, Kosova do të ketë edhe oficerin ndërlidhës në Mbretërinë e Bashkuarë.

Kjo është bërë e ditur, përmes një njoftimi nga Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj.

“Bazuar në Memorandumin e radhës së bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, sot mora vendimin për emërimin e Major Meriman Sukës, Oficer Ndërlidhës në Qendrën e Luftës Tokësore në Warminister të Mbretërisë e Bashkuar”, ka shkruar Mehaj.

Qendra Britanike e Luftës Tokësore është shumë e rëndësishme në profesionalizmin e oficerëve dhe nënboficerëve tanë në procesin e zhvillimit të forcave tona tokësore, ka shtuar më tutje Mehaj./Shqip.com