Kosova bëhet me Konsull Nderi në Izrael / Ziv: Hap tjetër i forcimit të raportit mes dy vendeve

Eyal Waldman është emëruar dje si konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael. Lajmin e ka bërë të ditur e ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

“Ekspertiza e thellë e zotit Waldman në zhvillimin ekonomik do të forcojë ndjeshëm marrëdhëniet Kosovë-Izrael”, ka shkruar Demiri.

Për këtë emërim ka reaguar edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, duke thënë se ky është edhe një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve në mes të Kosovës dhe Izraelit.

Yesterday, at a distinguished @IsraelMFA ceremony, Mr. Eyal Waldman, Israel Prize recipient, was appointed Honorary Consul of the Republic of Kosovo in Israel.
— Ines Demiri (@InesDemiri1) July 3, 2024
Mr.Waldman’s profound expertise in economic development will significantly strengthen Kosovo-Israel relations.
🇽🇰🤝🇮🇱 pic.twitter.com/P0T7MfGDX2
/Shqip.com