Lajme

Kosova anëtarësohet në KiE/ Presidenti Begaj: Momenti i merituar për të festuar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi me mbi dy të tretat e të pranishmëve për Kosovën anëtare të Këshillit të Europës.

Begaj u shpreh se e përshëndet vendimin e sotëm dhe falënderon të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Reagimi i plotë:

Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar.

/Shqip.com