Lajme

Kosova akoma pa vendim për vaksinimin e fëmijëve

Ilustrim

Kosova ende nuk ka filluar vaksinimin kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Siç ka raportuar REL, kjo mundësi është duke u shqyrtuar, por një vendim i tillë do të merret në “momentin e duhur”.

Nga muaji gusht, Qeveria e Kosovës ka lejuar imunizimin kundër COVID-19 edhe për personat mbi 16 vjeç.

Administrata Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe në muajin maj të këtij viti, ka autorizuar përdorimin e vaksinës kundër Coronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshave 12-15 vjeç.

Qendra e Vaksinimit, Prishtinë.

SHBA-ja veçse është duke i vaksinuar fëmijët e moshave nga 12 vjeç e lart.

Kurse, më 27 tetor, një panel i qeverisë amerikane ka votuar për të rekomanduar vaksinën edhe për fëmijët e moshës nga pesë deri në 11 vjeç.

Në Kosovë, deri më tash janë vaksinuar 841 mijë e 282 qytetare me të paktën një dozë.

Ndërsa, 724 mijë e 969 kanë kryer procesin me të dy dozat. /Shqip.com