Lajme

Korrupsioni me tenderat/ Drejtori i Bashkisë Tiranë telefonoi mbi 1-mijë herë administratorin e “5D”

Lidhjet e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës me kompaninë “5D” provohen në çdo fashikull të dosjes.

Mijëra thirrje telefonike janë realizuar shtatori i 2019 deri më qershor të 2023, mes drejtorëve Mariglen Qatos, Redi Mollës dhe administratorit të kompanisë “5D” Nestor Muhametllarit.

Në dosjen hetimore të SPAK saktësohet se mes Nestor Muhametllarit dhe Mariglen Qatos ka pasur 1011 thirrje telefonike në 4 vite.

Ndërsa me Redi Mollën, Nestor Muhametllari ka zhvilluar 528 thirrje telefonike.

“Shtetasi Nestor Muhametllari për periudhën nga data 20.09.2019 deri në datën 07.06.2023 ka pasur 1011 thirrje telefonike (duke përfshirë edhe thirrjet të humbura) me shtetasin Mariglen Qato, me nr.0692072042, i rregjistruar me emrin “Mer Qato”. Për periudhën e mësipërme shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur gjithashtu kontakte telefonike me shtetasin Redi Molla me numer telefoni nr.0692582402, ku përfshihen 528 thirrje telefonike, kontakt i regjistruar me emrin Redi Molla”, thuhet në dosjen hetimore të SPAK.

Më 28 mars, GJKKO vendosi 9 masa sigurie për drejtorët dhe zytarët e Bashkisë së Tiranës, mes të cilëve në pranga ranë Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Nga hetimet e SPAK-ut ka rezultuar se Molla dhe Qato janë pronarët “de facto” të kompanisë “5D Konstruksion”, nëpërmjet së cilës janë përfituar me dhjetëra tenderë në shkelje të ligjit./ Syri.net

/Shqip.com