Kulturë

Kori Siparantum sjell dy medalja të arta nga Koreja e Jugut

Kori Siparantum, më i njohur në skenën e muzikës korale në vend, e ka përfaqësuar Kosovën në ngjarjen më të madhe të koreve në botë, World Choir Games 2023, e cila u mbajt në qytetin e Gangneung në Korenë e Jugut.

“Në një nga ngjarjet më të madha të koreve në botë, World Choir Games 2023, Siparantum ka triumfuar në dy kategori “Mixed Choir” dhe “Musica Contemporanea”, ka shkruar në Facebook Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Postimi i plotë:

Në një nga ngjarjet më të madha të koreve në botë, World Choir Games 2023, Siparantum ka triumfuar në dy kategori “Mixed Choir” dhe “Musica Contemporanea”. Kjo falë punës së palodhme të korit për të promovuar kulturën dhe vendin tonë anë e kënd botës.

Faleminderit Memli dhe ekipi fantastik!

/Shqip.com