Kulturë

Kori Siparantum: Për herë të parë në histori kori nga Kosova ngjitet në skenën më të rëndësishme të muzikës

Photo ©Peter Adamik

Kosova ka përformuar në Filarmonië e Berlinit në kuadër të Korit Siparantum.

Kori Siparantum është bërë pjesë e sallës më të njohur koncertale në botë.

Për pjesëmarrjen e tij, ka reaguar edhe vet Kori përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ata janë shprehur të lumtur që për herë të parë në historinë e muzikës korale shqiptare, një kor nga Kosova ngjitet në skenën më të rëndësishme të muzikës

“Në këtë skenë kanë përformuar artistët më të mëdhenj të muzikës klasike në botë, që konsiderohet ëndërr e çdo artisti. Përgatitjet për këtë koncert kanë filluar tash e disa muaj falë vullnetit dhe sakrificës së koristëve për me qellim të përbashkët të promovimit të vlerave tona kulturore në skenat më të mëdha botërore”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.